15 të burgosur nga paraburgimi i Vlorës kanë kërkuar ndihmë urgjente ng autoritetet shëndetësore, përshkak se janë të prekur nga Covid-19.
Një prej të dënuarve, Stavri Dyrmishi 25 vjeç, foli në një lidhje telefonike për Top Channel duke thënë se është kërkuar ndihma pasi të burgosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të Covid-19.
Në pamjet e siguruara duket se në ambientet e paraburgimit kanë mbërritur ambulancat për t’i dhënë ndihmën e parë.
(E.H/Faxweb.al)