Një aksident ka ndodhur mesditëne  sotme në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, Kolonjë, ku një makinë ka dalë nga rruga.

Policiia bën me dije se shoferi që drejtonte mjetin tip “Benz”, 21 vjeçari E.L, po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë që për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 22.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, Kolonjë, shtetasi E. L., 21 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar katër pasagjerët e këtij mjeti konkretisht shtetasit R. Q; D. M; dhe F. H., të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Ersekës dhe shtetasi A. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Drejtuesi i mjetit, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.