Home SHOWBIZ Këngëtari mban koncertin 2 orë pas vdekjes së nënës së tij, reagon...

Këngëtari mban koncertin 2 orë pas vdekjes së nënës së tij, reagon Vesa Luma

91

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar për veprimin që tenori Ramë Lahaj bëri një ditë më parë. Kujtojmë se atij i vdiq e ëma dhe dy orë më pas shkoi në koncertin që duhej të mbante në Prishtinë.

Ai këndoi shumë pak, duke i kërkuar ndjesë spektatorëve se nuk mund të qëndronte aq sa ishte planifikuar, pasi nëna tij kishtë ndërruar jetë vetëm 2 orë para koncertit.

Kjo ka prekur Vesa Lumën, duke e nderuar atë, por edhe duke e ngushëlluar për humbjen.

“Ramë Lahaj humbi personin më të dashur, nënën e tij vetëm dy orë para koncertit të madh në Prishtinë. Vetëm një artist i kalibrit të tij gjen forcën për të vazhdu koncertin me një profesionalizëm dhe kulturë të rrallë! Ngushëllime! Nëna yjet sonte ka kënduar bashkë me ty dhe me mijëra qytetarë në Prishtinë! Krenar që të kemi”, shkruan Vesa Luma.