Home SHOWBIZ Këngëtarja me famë botërore e Popit, ka rrëfyer disa nga pendesat e...

Këngëtarja me famë botërore e Popit, ka rrëfyer disa nga pendesat e saj më të mëdha të karrierës.

22

Këngëtarja me famë botërore e Popit, ka rrëfyer disa nga pendesat e saj më të mëdha të karrierës

Madonna ka bërë të ditur se një nga pendesat e saj më të mëdha në karrierë ka qenë refuzimi i një roli në filmin ikonik “Matrix”.

Ndonëse ka deklaruar se nuk është penduar që ka refuzuar të luajë në dramën erotike “Shoëgirls”, Madonna ka thënë se gjithmonë do të ndihet keq për vendimin e saj për ta refuzuar atë në filmin “The Matrix”.

Mbretëresha 63-vjeçare e muzikës pop, është shfaqur në spektaklin e Jimmy Fallon për të promovuar dokumentarin e saj “Madame X”. Gjatë intervistës këngëtarja u shpreh se i janë ofruar një sërë rolesh të mëdha në Hollivud.

E kam refuzuar rolin në The Matrix. A mund ta besosh? Doja të vrisja veten”, ka thënë Madonna.

Ky film është bërë një prej trilogjive më të suksesshme në historinë e filmit, duke arritur fitime deri në 1,3 miliardë dollarë.