Ka njerëz që preferojnë të mbajnë çorape prej leshi edhe gjatë natës e ka të tjerë që nuk ua ndien për të ftohtin.

Nëse futeni në kategorinë e parë, atëherë zbuloni arsyet përse keni më shumë ftohtë se të tjerët.

Vuani nga anemia

Anemia shfaqet kur organizmi nuk përmban sasi të mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjenin aty ku ka nevojë.

Mungesa e rruazave të kuqe të gjakut do të shkaktojë plogështi, dobësi, marramendje dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ndjeshmëria e lartë ndaj të ftohtit është gjithashtu një nga simptomat dhe manifestohet kryesisht tek duart dhe këmbët.

Tiroidja

Në rastet kur tiroidja nuk arrin të prodhojë mjaftueshëm hormone, ju do të jeni tepër të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

Në këto raste mund të përballeni edhe me dhimbje gjymtyrësh, konstipacion, përtharje lëkurës dhe shtim në peshë.

Simptomat e tiroides duan vite të tëra të manifestohen plotësisht.

Ky problem me tiroiden mund të shkaktohet nga sëmundje të tjera të fshehura dhe zakonisht mjeku mund të rekomandojë marrjen e hormoneve për të zëvendësuar ato që trupi nuk arrin të prodhojë.

Sëmundje të veshkave

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojnë sëmundje të veshkave.

Kjo e fundit ul temperaturën e trupit dhe nxit shfaqjen e problemeve të tjera.

Sëmundjet e veshkave kanë lidhje edhe me aneminë që ju bën të keni ftohtë edhe kur jashtë është ngrohtë.

Diabeti i tipit 2

Nëse keni diabet ju mund të vuani edhe nga veshkat edhe qarkullimi i dobët i gjakut që ju bën të keni ftohtë.

Diabeti dëmton nervat dhe ju bën të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

Mbajtja nën kontroll e nivelit të sheqerit në gjak ju vjen në ndihmë.