Ish-shefi i sektorit të lëndëve narkotike në drejtorinë e Elbasanit Sokol Novaku është kërcënuar me jetë.

10 ditë më parë u transferua si shef krimesh në komisariatin e policisë në Gramsh, ndërsa ka qenë më parë shef i komisariatit Nr.2 në Tiranë.

Kercenimi i ka ardhur në telefonin e tij.

Po ashtu, mësohet se Novaku ka depozituar dy ditë më parë në Prokurorinë e Rrethit Elbasan kallëzim për kërcënimin e marrë.

Në drejtorinë e Policisë Elbasan Novaku u emërua shef i sektorit të narkotikëve ku qëndroi për 4 muaj.

Egnatia news