Juristi Erjon Murataj në një bisedë me gazetarin Endri Xhafo në ABC u ka bërë thirrje gjyshërve dhe gjysheve që më 25 prill të votojnë për të rinjtë në mënyrë që të ndryshohen tashme elitat qeverisëse.

I pyetur nëse e ka të sigurt që del deputet, Murataj tha se kjo mbetet në duart e qytetarëve të cilët duhet të vendosin nëse duan t’i japin besimin një të riu.

“Kjo është një luftë që vetëm të rinjtë mund ta fitojnë. Gjyshërit, gjyshet, në këto zgjedhje mos votoni Muratajn votoni një djalë dhe një vajzë të re. Në fund të ditës njerëzit duhet të zgjedhin për atë që besojnë.”

https://youtube.com/watch?v=dHZw3xbbCA4%3Ffeature%3Doembed

Po ashtu, juristi Murataj u shpreh se shpreson që të kandidojë për deputet ndërsa shtoi se është duke pritur një ofertë nga partitë.

“Unë shpresoj të kandidoj, pres një ofertë. Unë jam djalë i një familjeje të majtë.  Nuk kam asnjë lloj kompleksi. Sfida ime është për qytetarët.”

Ndërsa, duke folur për mënyrën sesi po përgatiten listat nga partitë, Murataj tha se është i bindur që do të ketë edhe djem e vajza të reja pasi partitë kanë nevojë edhe për elektoratin e ri.

“Në lista jam i bindur që do të ketë djem e vajza të reja. Partitë kanë nevojë që të tërheqin elektoratin e ri.  Jam i bindur që do të ketë djem e vajza të reja. Kanë nevojë që të të tërheqin elektoratin e ri. Është një nevojë ulëritëse që Shqipëria të ndryshojë elitat qeverisëse.” 

Kurse, për dekriminalizimin e listave, juristi tha se ligji cënon disa parime të të drejtave të njeriut ndërsa shtoi se mendon se përgjegjësia është personale e gjithsecilit.

“Në radhë të parë forcat politike për të shmangur efektet e këtij ligji duhet të mbushin listat me djem e vajza të reja.” 

Apeli që Murataj kishte për qytetarët është: “Drejtohem tek mosha e prindërve e gjyshërve, duhet të votojnë në ato lista, djem e vajza të reja. Na bëni një nder për herë të parë. Na jepni mundësi që ne krijesat tuaja, të vërtetojmë që jemi të aftë…”

Videon e plotë e gjeni në kanalin e ABC në YouTube

sb/abcnews.al/