Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami është kërcënuar në krye të detyrës.

Burime të sigurta bëjnë me dije se në dritaren e zyrës prokurori ka gjetur një fishek i cili mesa duket është vendosur në shenjë mesazhi.

Prokurori ka depozituar kallëzim ndërsa policia ka nisur hetim për ngjarjen.

Gjatë ditëve të fundit prokurori ka marrë edhe thirrje në celular nga numër privat për të cilat po ashtu po zhvillohen hetime.