Një shqiptar për të cilin Franca kishte lëshuar një urdhër arresti europian është kapur teksa tentonte të kalonte kufirin grek, në doganën e Kakavijës.

Gjatë verifikimit të të dhënave, u konstatua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti evropian nga autoritetet franceze për pastrim parash, grabitje me armë, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe vjedhje për të cilat ishte i dënuar me 15 vite burg.

Ai është arrestuar dhe pritet të ekstradohet drejt Francës.