Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Adrian Kacmoli, 41 vjeç banues në Durrës i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të policisë, “ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Venecias/Itali e ka dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.”
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Ora news
