Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryesuesen e misionit të ODIHR Jozefa Gacek.

Soreca, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale bën me dije se në takim është diskutuar për përgatitjet për vëzhgimin e zgjedhjeve, më 25 prill.

Takova ambasadoren Jozefa Gacek që drejton OSCE ODHIR në Shqipëri, në funksion të zgjedhjeve të 25 Prillit. Ne diskutuam gjendjen e përgatitjes për ditën e zgjedhjeve, në veçanti vëzhgimin e zgjedhjeve. Ora diplomatike do të vendoset si zakonisht dh Bashkimi Evropian qëndron gati për të ndihmuar misionin,” shkruan Soreca.

Dy zyrtarët e lartë përcollën një mesazh të rëndësishëm. Në maskat e tyre ishte shkruar: Voto!

ORA News