Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar për situatën në Ukrainë. Këshilli ka pasur një takim me ambasadorin ukrainas Volodymyr Shkurov, ku kanë theksuar se çdo kërcënim ndaj Ukrainës përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe shqetësim serioz për sigurinë evropiane.

Reagimi i Këshillit të Ambasadorëve:

Ishte kënaqësi të kishim sot mes nesh Ambasadorin e Ukrainës Volodymyr Shkurov me të cilin patëm një shkëmbim të vlefshëm pikëpamjesh dhe informacionesh mbi zhvillimet shqetësuese rreth Ukrainës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se çdo kërcënim ndaj Ukrainës përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe shqetësim serioz për sigurinë evropiane dhe bën thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes negociatave.

Shqipëria, si anëtare e NATO-s dhe si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në anën e Ukrainës në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.