Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini është bërë nënë për herë të parë gjatë muajt Dhjetor që lamë pas.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, milioneri rus Dragos Savulescu kanë mirëpritur në jetën e tyre një djalë të quajtur, Kyree Martin Savulescu.

Prej disa muajsh Angela nuk ishte aktive në rrjetet e saj sociale sakaq ditën e sotme ka publikuar një mori fotosh ku shfaqet në krahët e bashkëshortit dhe djalit të saj.

“Sot djali ynë bëhet dymuajsh. Një kohë shumë e bukur dhe emocionuese. Bëra një pauzë nga rrjetet sociale për të shijuar një kohë të mrekullueshme familjare”, u shpreh Martini.