Kryeministri Edi Rama ka publikuar pyetjen e parë të Këshillimit Kombëtar. Bëhet fjalë për nënat që rrisin tre ose më shumë fëmijë të mitur. Në pyetësor kërkohet mendimi i qytetarëve nëse këto nëna duhet të përfitojnë mbrojtje të veçantë sociale.

Në pyetësor jepe tre alternative duke vënë përballë dy opsione nëse qytetarët janë pro apo kundër problematikës së shtruar ndërsa opsioni i tretë është: Nuk di të gjykoj mbi këtë çështje! Rama ka publikuar edhe linkun e Këshillimit Kombëtar, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë duke votuar.

Në këtë formular janë shtruar disa çështje, ku çdo person mbi moshën 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë një nga tre alternativat që gjenden në formular. Rama kërkon nga qytetarët për legalizimin e kanabisit në vendin tonë. Një tjetër pyetje është ajo e Ballkanit të Hapur. Ai kërkon mendimin e shqiptarëve, nëse kjo nismë sjell apo jo përfitime për Shqipërinë. Si pyetje e parë është renditur a duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale nga shteti.

Pyetja e dytë që kryeministri ka zgjedhur të pyes është nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit si dhe a duhet dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve. Po ashtu formulari përmban pyetje që lidhen me denoncuesit e pagave fiktive, a duhet të mbrohen ata nga shteti si dhe a duhet të vijojnë të punojnë ata që kanë marrës statusin e pensionistit./abcnews.al