Sot zhvillohen ndeshje të rëndësishme në eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Gjermania ishte ekipi i parë europian që siguroi kualifikimin për Kupën e Botës pak javë më parë. Një gjë të tillë shumë afër është ta bëjë edhe Anglia, që duhet të zhvillojë edhe ndeshjen me Poloninë për të konfirmuar kualifikimin.

Ndërkohë sot mund të sigurojnë kualifikimin edhe dy kombëtare tjera, bëhet fjalë për Francën dhe Belgjikën.

Franca do të takohet me Kazakistanin në ora 20:45 dhe me një fitore automatikisht do të siguronte vendin e parë, pavarësisht rezultateve të ekipeve të tjera. E njëjta gjë vlen edhe për Belgjikën që me një fitore sonte do të presë biletën për në Katar 2022.