Ka përfunduar takimi mes ambasadores Yuri Kim dhe kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibej në kryesinë e Kuvendit.
Në një reagim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane pas takimit ka shkruar se ka diskutuar me drejtuesin komanduar të PD për një gamë çështjes teksa thekson se SHBA vlerëson rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë.
“Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqiperinë.
SHBA dhe Shqipëria kanë shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimin në mbrojtje të zgjerimit të mundësive të biznesit dhe zhvillimin ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”, shkruan Kim.
Kujtojmë se ditën e djeshme po në këto ambiente Kim zhvilloi një takim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla