Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka paralajmëruar se situata me rritjen e çmimeve mund të zgjasë më shumë se ky vit.

Sot, në një konferencë për shtyp ajo tha se inflacioni  ushqimeve do të zgjasë më shumë se harku kohor i këtij viti dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e ngritjes së bordit të transparencës.

Kemi diskutuar edhe për garancinë sovrane për importuesit për të garantuar furnizimin për tre muaj. Inflacioni i ushqimeve do të zgjasë më shumë se harku kohor i këtij viti. Kjo është një nga arsyet kryesore për ngritjen e këtij bordi”,-tha ajo./