Ditën e premte Kina u bë shteti i dytë që arrin të ulë në mënyrë të suksesshme robotë në planetin Mars, gjë që u konfirmua nga mediat e lidhura me shtetin. Anija kozmike Tianwen-1 lëshoi roverin që bëri një ulje në sipërfaqje rreth orës 1 të mëngjesit ditën e premte dhe tani do të fillojë misionin e studimit të klimës dhe gjeologjisë së Marsit.

Ky është misioni i parë i pavarur i Kinës, rreth 321 milionë kilometra larg Tokës. Më parë vetëm NASA kishte arritur të ulte dhe operonte rovera në këtë planet (anija kozmike e Bashkimit Sovietik arriti të ulej dhe të komunikonte me bazën për vetëm 20 sekonda para se gjithçka të ndalonte se funksionuari). Në misionin e Kinës përfshihen 3 anije kozmike që bashkëpunojnë në mënyrë shumë komplekse.

Ulja e roverit u bë në Utopia Planitia, një regjion i sheshtë në të cilin dhe Viking 2 i NASA u ul në 1976. Pas uljes, një shkallë elektrike do të hapet për të mundësuar daljen e roverit Zhurong (emri i Zotit të zjarrit në mitologjinë kineze), një robot 6 rrotësh i fuqizuar nga energjia diellore.

Tianwen-1 u nis në 23 korrik të vitit të kaluar dhe që nga futja e tij në orbitën e Marsit, China National Space Administration ka konfirmuar se ka grumbulluar shume të dhëna rreth Planetit të Kuq.