Kina është bërë vendi i parë që ka ndezur dritën jeshile të një vaksine anti Covid e cila merret nëpërmjet hundës.

Kjo ka hapur rrugën për përdorimin e mundshëm të produktit pa gjilpëra në vend, ku frenimi i përhapjes së Covid-19 mbetet një përparësi kryesore.

Prodhuesi i vaksinave, CanSino Biologics, tha në një deklaratë të dielën se rregullatori kinez i barnave kishte miratuar dozën e cila merret përmes hundës për përdorim urgjent si një vaksinë përforcuese.

Vaksina e injektuar e CanSino Convidecia Covid-19 është tashmë në përdorim në Kinë dhe është miratuar në një pjesë të vogël të vendeve të tjera.

Sipas një baze të dhënash të mbajtur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), produkti i ri i CanSino është një nga dy vaksinat “që merret përmes thithjes” që kishte arritur zhvillimin e fazës klinike, pasi një numër kompanish në mbarë botën hulumtojnë mënyra inovative për të ofruar mbrojtjen Covid-19 përmes hundës dhe gojës.

Zhvillimi i ri vjken ndërsa qytete të shumta kineze zbatojnë bllokime në shkallë të gjera për shkak të Covid-19 dhe testime masive në përgjigje të shpërthimeve në shkallë të vogël.

Vendi vazhdon t’i përmbahet një politike të rreptë zero-Covid, edhe pse pjesa tjetër e botës po mëson të jetojë me virusin.


Më shumë se 70 qytete kineze janë vendosur nën bllokim të plotë ose të pjesshëm të Covid që nga fundi i gushtit, duke prekur më shumë se 300 milionë njerëz , sipas një raporti të CNN.

Ndërkohë, variantet e reja të koronavirusit kanë ndikuar në mbrojtjen e ofruar nga vaksinat e gjeneratës së parë në mbarë botën./Abcnews.al/