Zgjedhjet lokale po afrojnë dhe partitë kanë nisur prej kohësh nga puna. Në një kohë që Erion Veliaj do të jetë në garë për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës, PD-ja me cilin kandidat do ta sfidojnë?

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka thotë se emri do të vendoset pas diskutimeve me aletët, ku mbivendos bisedimet me Partinë e Lirisë të Ilir Metës.

”Me të gjithë aleatët, duke filluar nga Ilir Meta i pari dhe në vazhdim. Duke filluar nga çdo zonë, do të bashkëpunojmë, është e gjithë Shqipëria pjesë e diskutimit me aleatët. Sali Berisha dhe Partia Demokratike nuk do të vendosë asgjë pa diskutuar me aleatët. Asgjë nuk do vendoset pa ta”, tha Noka per Syri tv.