Një telekonferencë kombëtare u mbajt së fundmi në Pekin, për përmirësimin e gjithanshëm të sigurisë në punë, pas rrëzimit të avionit të fluturimit MU5735 të kompanisë ajrore “China Eastern Airlines” më 21 mars në Tengxian të Rajonit Autonom Guangxi-Zhuang të Kinës Jugore. Nga ky aksident humbën jetën të 132 personat që gjendesh në bordin e avionit. Në telekonferencën kombëtare të drejtuar nga zv.kryeministri Liu He, u shpallën 15 masa reagimi për të parandaluar aksidentet e rënda, si zhvillimi i një mbikëqyrjeje të gjithanshme në vendin e punës, goditja kundër funksionimit të paligjshëm të bizneseve, forcimi i zbatimit të ligjit të sigurisë në punë, etj. Presidenti kinez Xi Jinping e ka quajtur rrëzimin e avionit si “rënie e këmbanave të alarmit”, dhe ka u kërkuar të gjithë sektorëve, organeve të pushtetit dhe ndërmarrjeve të marrin të gjitha përgjegjësitë për sigurinë në vendin e punës, për të mbrojtur jetën e të punësuarve në profesione të ndryshme.

Zyra e Sigurisë e Administatës së Aviacionit Civil të Kinës bëri të ditur se janë kryer të gjitha punët e kërkim-shpëtimit në vendin e rrëzimit të avionit, që zgjatën për dhjetë ditë.

Deri tani janë gjetur dy kutitë e zeza dhe mbi 40 mijë pjesë të mbetura të aeroplanit.

Autoritetet e aviacionit do të hartojnë një raport fillestar brenda 30 ditësh, ndërsa një raport i detajuar do të publikohet pas mbarimit të hetimeve të gjithanshme.