E kthyer në simbolin e gjyqtarëve që hapin dyert e burgut për të dënuarit e përjetshëm , Enkelejda Hoxha ra në rrjetat e SPAK së bashku me nëntë persona të tjerë që në bashkëpunim me njëri tjetrin po tentonin të hapnin dyert e qelive për një tjetër të dënuar në Fushë Krujë.
Gjyqtarja , eksperti mjeko ligjo, avokati , kryesekretarja e gjykatës dhe familjarët e të dënuarit Saimir Petani, u bënë bashkë me qëllimin për ti zbutur atij dënimin. Duke shfrytëzuar afrimitetin me Enkelejda Hoxhën , avokati Aldo Tabaku sipas përgjimeve të Spak se ka ndikuar tek gjyqtarja Hoxha e cila nën këtë influence i zbriti të dënuarit 6 muaj burgim , për shumën e 6 mijë eurove.
Burimet shtojnë për TCH se përgjimet u miratuan ndaj gjyqtares pasi ajo shpalli lirimin e Endrit Dokles një i dënuar i përjetshëm, kurse njëjtë kishte vepruar edhe për dy të dënuar të tjerë. Spak ka dyshime se gjyqtarja u përdor nga avokati që kishte ndërhyre edhe për zbritjen e dënimit të Gentjan Nezaj një i implikuar në çështje droge, kërkesa e të cilit u refuzua nga gjyqtarja për shkak të mosmarrveshjeve. Ka dyshime se të afërmit e Saimir Petanit kishin kërkuar borxhe për të shlyer detyrimin, ndërsa avokati me shumë mundësi i jepte gjyqtares shuma të paperfillshme nga sa te interesuarit e paguanin realisht. Gjatë përgjimeve edhe sekretares se gjykatës , me rol për të caktuar Enkelejda Hoxhën ne si gjyqtare kërkesash të tilla , SPAK ra në gjurmet e nje tjeter afere korruptive qe nuk ka lidhje me hetimin për të burgosurit. Burimet tregojne se sekretarja e pergjuar ne një moment telefonoi nje mjek per te kuruar te emen dhe ka dyshime se ajo pagoi 2 mije euro per kete sherbim. Kardiokirurgu se bashku me dy punonjëse të tjera i shpëtuan arrestit per shkak te mungeses se rrezikshmerise dhe ndaj tyre gjykata vendosi me kërkese të SPAK masen e pezullimit nga detyra dhe detyrimit me paraqitje.
Top Channel