Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Sheshi i bukur”, në fshatin Belishovë të Mallakastrës, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Policia ka njoftuar se nga veprimet hetimore dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi F. A., 34 vjeç, banues në Belishovë, Mallakastër, i cili u shpall në kërkim. Aktualisht po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:
Mallakastër/Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Sheshi i bukur”, në fshatin Belishovë, Mallakastër, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi F. A., 34 vjeç, banues në Belishovë, Mallakastër, i cili u shpall në kërkim. Po punohet për kapjen e tij.