Trajneri i Liverpool e pranon se sulmuesi francez i pëlqen klubit, por nuk do të futet në garë për ta blerë.

Trajneri i Liverpulit Jurgen Klopp shprehet se Kylian Mbappe është një futbollist me cilësi mjaft të mira, por “të kuqtë” nuk do të nisin një garë gjatë mekatos së verës për shërbimet e tij.

Sulmuesi francez qëndroi te PSG-ja në këtë sezon, pavarësisht interesimit nga Real Madridi. Paraqitja e tij ka qenë mjaft e mirë, me 36 gola nga 45 takime të luatjura në të gjitha kompeticionet.

“Sigurisht që ne jemi të interesuar te Kylian. Ne nuk jemi të verbër. Nuk kam çfarë të them rreth kësaj. Ndërmjet Kylian dhe Liverpulit….gjithçka është në rregull. E vërtetë që ne e pëlqejmë Mbappe. Nëse nuk e pëlqen, atëherë ke probleme me veten. Po nuk mund të jemi pjesë e këtyre betejave. Ka klube të tjera të përfshira, por kjo është normale. Ai është një futbollist i madh”.

Kontrata e 23-vjeçarit përfundon në Qershor, ndërkohë që në media janë shtuar spekulimet në lidhje me të ardhmen e francezit. “Galaktikët” kanë përparuar në bisedimet për transferimin e sulmuesit, por një marrëveshje përfundimtare nuk ka ende.