Home ELBASANI SOT KODËR- KRASTA DREJT SHPYLLËZIMIT

KODËR- KRASTA DREJT SHPYLLËZIMIT

27

Prerja e pishave rrezikon “mushkerinë” e qytetit

Edhe pse Kodër- Krasta konsiderohet si “mushkeria” e qytetit të Elbasanit shfaq problematika të shumta. Ajo që shqetëson më së shumti qytetarët e Elbasanit është prerja e pishave nga persona të papërgjegjshëm. Kodër-Krasta në qytetin e Elbasanit vijon të shpyllëzohet me ritme të shpejta.

Jashtë kameras banorë të zonës ngrenë alarmin se gjatë oreve të mbremjes dhe herët në mëngjes kanë parë mjete të tonazhit të rëndë me trupa tek i trasportojnë për dru zjarri. Dëshmi janë gjurmët e lëna pas.Ata që e përdorin këtë mjedis për aktivitet fizik shprehen të indinjuar për mos mbrojtjen e parqeves, sikundër ndodh në botë.

Problem tjetër në Kodër- Krastë është edhe mos pastrimi i pishave që janë anuar përgatë rrugës dhe atyre të shtrira në tokë. Ato janë rrezik për frekuentuesit e natyrës.

Edhe pse ka pasur disa projekte për rehabilitimin dhe shndërrimin e parkut në një mjedis rekretiv pak ndërhyrje ka pasur ndër vite. Duket se institucionet që kanë për detyrë të ruajnë këtë sipërfaqe të gjelbër të qytetit të Elbasanit nuk ekzistojnë.