Home ELBASANI SOT URA E POLISIT LIDH 10 FSHATRA POR RREZIKON BANORËT

URA E POLISIT LIDH 10 FSHATRA POR RREZIKON BANORËT

167

Prej vitesh mungon ndërhyrja

Ura e “Polisit” cila lidh  të paktën 10 fshtra prej shumë vitesh nuk ka njohur asnjë investim , çka ka bërë që situata e saj të jetë e rrezikshme për banorët e këtyre fshatrave të cilët e përdorin këtë urë për të lëvizur dhe sipas asaj që thonë vetë ata,ura është jetike për ta pasi është e vetmja rrugë kalimi.

Banorët e fshatit Polis thonë se pavarësisht se premtimet kanë qenë të vazhdueshme deri më tani nuk është kryer asnjë investim i mirëfilltë që të përmirësoj gjendjen e saj.

Amortizimi ka prekur edhe barrierat mbrojtëse të urës. Siç duket qartë edhe nga pamjet dëmtimet janë të mëdha dhe të rrezikshme për kalimtarët e sidomos fëmijët. Në këtë urë nuk kanë munguar as aksidentet.

Ura e Polisit ka probleme edhe me pjesën e asfaltuar kun ë shumë vende ka pësuar çarje dhe rrezikon shkëputjen. Investimet e fundit këtu janë bërë rreth 20 vite më parë e që atëherë nuk është vënë më dorë së paku për të studiuar gjendjen e saj.