Kultivimi i bizeles besohet të datojë mijëra vjet më parë, madje shkencëtarët pranojnë që bizelja të jetë një nga produktet e para të mbjella nga njeriu.

Nëse do të blesh bizele të freksëta, duhet të kërkosh për bishtaja që janë të forta, të lëmuara dhe me një ngjyrë të gjelbër të ndezur.

Bishtajat që janë me ngjyrë të çelët ose të errët, të verdhë, të bardhë ose me nuance gri nuk duhen blerë.

Një eksperiment tjetër për të vërtetuar freskinë e bizeleve është që ndash bishtajën në gjysmë e të dëgjosh atë kërcitjen karakteristike.

Bizelet brenda saj duhet të jenë jeshile, të forta dhe të kolme.

Vlerat e bizeleve 

Vetëm një pëqindje e vogël e bizeleve shiten të freskëta, pjesa tjetër e prodhimit është e ngrirë ose e konservuar.

Nëse gjendesh përballë dilemës për të blerë bizele të konservuara ose të ngrira, ajo që duhet të dini është që bizelet e ngrira janë në gjendje të ruajnë, ngjyrën, përmbajtjen dhe shijen më gjatë se ato të konservuara.

Studimet e fundit kanë konfirmuar që ngrirja deri në 3 muaj nuk ka asnjë impakt në karakteristikat e veçanta të bizeleve.

Ato janë më të freskëta se bizelet e paketuara në konserva por asnjëra prej tyre nuk kanë një jetëgjatësi të pafundme.

Bizelet e ngrira që shiten në treg, kanë një afat përdorimi nga 24 në 30 muajsh.

Por, rekomandimi i ekspertëve është që bizelet e ngrira të përdoren nga 6 në 12 muaj nga data e paketimit për të përfituar maksimalisht nga freskia e tyre.

Sidoqoftë, nuk duhet kurrë të humbësh mundësinë që të provosh ato bizelet e njoma, të sapovjela, që janë më të freskëtat se çfarëdo tjetër.

Bizelet janë një burim i pasur i vitaminës K, manganit, fibrës, vitaminës B1, bakrit, vitaminës C, fosforit dhe folatit.

Bizelet janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës B6, niacinës, vitaminës B2, zinkut, proteinës, magnezit, hekurit dhe potasiumit.

Bizelet janë të mbushura me përbërës antioksidantë dhe anti inflamatorë. Bizelet dhe legume të tjera janë të njohura për aftësinë e tyre në rregullimin e qarkullimit të gjakut.

Të paktë janë ato ushqime që na japin një sasi bujare të proteinave dhe fibrës siç është bizelja.

Në 10 gramë bizele gjen proteina dhe fibra me bollëk që na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë me tretjen.

Bizelet gjithashtu ndihmojnë duke mbajtur nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll.

Nëse i shton bizelet në dietën tënde të pasur me fibra, atëherë ke arritur të shtosh përfitimet që merr prej saj.

Konsumimi i rregullit i përbërësve antioksidantë na ndihmon të parandalojmë stresin kronik dhe inflamacionin, por mbi të gjitha edhe të parandalojmë diabetin. /AgroWeb.org