Tre shqiptarë janë arrestuar për trafik droge nga policia italiane në Trentino mbrëmjen e djeshme (1 prill).

Gjatë kontroleve të bëra nga policia në një automjet tip “Audi” u gjetën 2 doza kokainë dhe një pistoletë. Në bazë të kokainës dhe armës së gjetur, policia vendoi të kontrollojë edhe banesën e të riut shqiptar që drejtoteautomjetin.

Në momentin kur karabinierët mbërritën në banesën e të riut, dy shqiptarë tentuan të fshihnin diçka poshtë një makine të parkuar. Pas kontrollit të policisë, në qesen që shqitparët tentuan të fshihnin poshtë automjetit, u gjetën 8 kilogramë drogë, mes tyre kokainë dhe hashash. Në banesë u gjet edhe gjysmë kile kilogramë të fshehur në kavanozin me oriz.

Top Channel