Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Alfons Muçës, ish-zyrtar i kësaj force politike. Lajmin për ndarjes nga jeta të tij e ka bërë i ati në rrjetet siciale.

Reagimi i Bashës:

Sot u ndamë për herë të fundit me mikun tim të shtrenjtë, Alfons Muça. Bashkë na bëri beteja për ndryshim 16 vjet më parë. Vitet që pasuan ishin plot me sfida dhe gëzime, por në çdo rast Fonci ishte i njëjti, kolos i papërkulshëm nga askush dhe asgjë përveç zemërdhembshurisë për të vobektët dhe këdo që përjetonte padrejtësi. Me vlerat e mbruajtura nga familja e tij fisnike, me forcën dhe durimin e tij, me dashurinë për njerëzit dhe shpirtin e sakrificës, ai spikaste në çdo situatë si njeriu i duhur, në çastin e duhur. Epike janë betejat e tij me dhe për demokratët dhe qytetarët e Laprakës e mbarë Tiranës. Vetëm një mendje dhe zemër si e tij mund ta përballonte kaq gjatë dhe plot dinjitet e paqe këtë betejë të fundit që na e rrëmbeu në lule të moshës vëllain tonë Fonci. Me shpirt dhe mendje jam sot familiarisht pranë prindërve të tij znj. Sofije dhe z. Aqif, pranë Marinelës dhe vajzave Biorit dhe Rashelës, Dorit dhe gjithë familjarëve të tjerë që humbën njeriun e tyre të dashur. Ndërsa vetë do ta kujtoj përherë mikun tim të shtrenjtë, buzagaz e plot dritë në sy, me lutjet që të prehet në Paqen e Përjetshme!

Kush ishte Alfons Muça?

Alfons Muça ka mbajtur postin e drejtorit në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga kryedemokrati Lulzim Basha. Po ashtu ai ka qenë drejtues i PD-së në zonën e Laprakës në Tiranë, ku ka dhënë kontributin e tij deri në zgjedhjet e fundit. Kanë qenë me dhjetra mesazhet e ngushëllimit në drejtim të familjes së tij në këtë moment të hidhur për ta.

fax