Mbrëmjen e sotme Kombëtarja ka mbërritur në Shqipëri pas ndeshjes me Anglinë ku pësoi 5 gola por mësohet se lista e ekipit ka ndryshime para Andorrës.

Mësohet se Armando Broja nuk do të jetë në fushë në ndeshjen e radhës dhe skuadrës do t’i bashkohen 3 lojtarë. Bëhet fjalë për Ernest Muçi,Enis Çokaj dhe Taulant Seferi.

Kujtojmë se Shqipëria do të luajë ndaj Andorrës ndeshjen e fundit në kualifikueset e Botërorit. Sfida do vendosë edhe vendin e tretë në grup për kuqezinjtë, që kanë detyrim tri pikët ndaj modestëve të grupit.