Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore është shoqëruar sërish me tensione. “Foltorja” ka vijuar me skenarin e saj të njohur, atë të bllokimit.

Në ambientet e sallës ku edhe pritet të mbahej mbledhja, Damian Gjiknuri ka debatuar me Flamur Nokën për Reformën Zgjedhore duke hedhur akuza e kritika të shumta.

Nga ana e tij Gjiknuri u shpreh se është Foltorja ajo që nuk do një Kod Zgjedhor: “Ju nuk doni Kod Zgjedhor. Mos bërtit më. Ik tek rruga dhe bëji të fala. Zhurmuesi nuk na lejon”, tha Gjiknuri.

Më herët deputetët e krahut të ish-kryeministrit Sali Berisha tentuan të hyjnë me forcë në sallë.

Garda e Republikës ishte vendosur në kryesinë e Kuvendit, ndërsa nuk lejoi që deputetët “rrëmujaxhinj” të krahut të Berishës të hyjnë në ambientet ku mbahet mbledhja/abcnews.al