Investimi prej 2 miliardë dollarësh në portin e Durrësit, i reklamuar me bujë nga qeveria si një investim i grupit nga Emiratet e Bashkuara Arabe “Emaar”, rezulton të jetë një gënjeshtër e madhe, pasi kompania që do ta ndërtojë atë e ka origjinën në ishujt Kajman, dhe pronari nuk i dihet.

Mësohet se kompania në fjalë, e cila u raportua nga Mcn, është “Symphony Real Estate Development” me një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA.

Mësohet se kjo kompani që pretendon të kryejë një ivestim të një vlere marramendëse, është regjistruar në Qendrën Kombëtarë të Biznesit vetëm në datën 25 maj të këtij viti, në emrin e Hoxhollit, i cili mesa duket është thjesht një nëpunës i emëruar. Pronari i Symphony Real Estate është një kompani guacke nga ishujt Kejmen e quajtur Symphony Invest limited.

Hoxholli në fakt rezultonte nga ana tjetër administrator i kompanisë Moveo Albania, e regjistruar më 12 dhjetor 2017 dhe e themeluar më 5 dhjetor 2017. Moveo Albania operon në dizenjimin e softurëve, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve.

Por, mesa duket, Hoxholli figuron vetëm në letra si administrator i kompanisë Moveo Albania. Erion Isufi, që në qarqet politike dhe mediatike njihet si “kunati i Bashës”, njëkohësisht themelues i Landmark Comunications, në faqen e kësaj të fundit përshkruhet si bashkëthemelues i Moveo Albania, pra ortak i Hoxhollit, me kompaninë e të cilit qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe për rizhvillimin turistik të portit të Durrësit.

Në një reagim pas publikimit në media të këtij skandali, që duket se hedh dritëhije të forta edhe ndaj qëndrimit të opozitës për portin e Durrësit, kompania Moveo Albania njoftoi pushimin e Hoxhollit nga posti i administratorit, duke thënë se nuk kishte dijeni mbi aktivitetin e tij të dytë.

REAGIMI

Oltian Hoxholli është avokat partner në studion ligjore LPA. Prej disa vitesh ai ka qenë përfaqësues ligjor, i zgjedhur dhe si administrator i kompanisë italiane Moveo. Ligji shqiptar kërkon që në rastin e kompanive të huaja, një prej administratorëve të jetë shqiptar dhe kompania italiane Moveo ka zgjedhur si bashkë-administrator të Moveo Albania përfaqësuesin ligjor, Z. Hoxholli para disa vitesh.

Kompania Moveo Albania ka nisur aktivitetin ne vitin 2018. Objekti i aktivitetit te Moveo Albania është programimi i softuerëve, zhvillimi dhe mirëmbajtja e sistemeve kompjuterike.

Në asnjë rast as Moveo Albania dhe as partnerët e Moveo Italia nuk kanë qenë në dijeni që shtetasi Oltjan Hoxholli përfqësonte si administrator edhe kompani të tjera. Sapo mësuam sot nga mediat për përfshirjen e tij në rastin e investimit në portin e Durrësit, vendosem shkarkimin e tij si administrator i Moveo Albania me efekt të menjëhershëm.

fax