Vogëlushët e “Sulë Harrit” dhe QKF aktivitet festiv
Diten e sotme në ambientet e kinemasë riemar nxënësit e klasave fillorë të shkollës “Sulë Harri”organizuan një aktivitet me rastin e festave të fundvitit .
Në bashkpunim më qendren kulturore të fëmijëve cdo klasë kishte përgatiur nga një numer përshëndetës për të ftuarit . Salla u mbush jo vetëm me prindër por edhe me vogëlushët e tjerë të cilët shoqëruan me duartrokitje gjatë gjithë aktivitetit.
Në këtë aktivitet fëmijët interpretuan në kategoritë kërcim, poezi,këngë të cilat në thelb përmbanin tematikë për festat e fundvitit.
