Koreja e Veriut lëshoi mëngjesin e sotëm tre raketa balistike drejt Detit të Japonisë. Lajmi u  konfirmua nga zyrtarët e Mbrojtjes të Koresë së Jugut. 

Provokimi i raportuar vjen pak para vizitës së presidentit amerikan Joe Biden, i cili pritet të vizitojë Korenë e Jugut dhe Japoninë javën e ardhshme. Sipas medieve të huaja, gjatë këtyre vizitave, Biden do të diskutojë mundësitë për të thelluar marrëdhëniet jetike të sigurisë.

Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut tha në një deklaratë për shtyp se raketat fluturuan drejt ujërave lindore të Koresë së Veriut, por nuk dha detaje të mëtesjshme. Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes e Japonisë konfirmoi gjithashtu lëshimin e një rakete në ujërat e saj.