Korridori 8/ Rama inspekton punimet në kantierin e aksit Elbasan – Qafë Thanë

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku janë duke inspektuar punimet në kantierin e aksit Elbasan – Qafë thanë, pjesë e Korridorit 8.

Ky aks do të jetë një nyje lidhëse Lindje – Perëndim për lëvizjen e mallrave. Aksi u fut në korridoret europiane falë samitit të BE në Tiranë, pas vitesh të tëra “luftë”.

Deri tani janë realizuar 95% e veprave të artit si ura, tombino, bokse. Ka përfunduar mbrojtja lumore dhe janë në përfundim shtresat mbushëse të trupit të rrugës ku në total ka përfunduar 42% e punimeve.

Postimi i Ramës:

🏗️👷‍♀️👷🏼Në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, që falë Samitit të BE në Tiranë hyri më në fund në korridoret europiane pas vitesh të tëra “luftë” dhe së bashku me aksin Durrës – Prishtinë – Nish do t’i japë përfundimisht Portit të Ri Tregtar të Durrësit rolin e shumëdëshiruar strategjik, si nyje lidhëse Lindje – Perëndim për lëvizjen e mallrave💪🦅

Po punohet sipas grafikut të përcaktuar për këtë lot të rëndësishëm, i cili është në fazën e përgatitjes për hedhjen e shtresave asfaltike 🚧🛣️

Deri tani janë realizuar 95% e veprave të artit si ura, tombino, bokse. Ka përfunduar mbrojtja lumore dhe janë në përfundim shtresat mbushëse të trupit të rrugës ku në total ka përfunduar 42% e punimeve🇦🇱🤝🇪🇺 /abcnews.al