Home SHOWBIZ Kourtney dhe Travis e çojnë lidhjen në një tjetër nivel, dyshja merr...

Kourtney dhe Travis e çojnë lidhjen në një tjetër nivel, dyshja merr vendimin më të rëndësishëm për të ardhmen

13

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë gati ta çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Edhe pse ka kaluar shumë pak kohë nga momenti kur ata u kthyen nga miq në partnerë, Kourtney dhe Travis kanë nisur të diksutojnë seriozisht për të ardhmen e tyre.

“Ata nuk kanë përjetuar kurrë dashuri të tillë. Kourtney është shumë e lumtur. Travis e adhuron atë dhe e trajton shumë mirë. Është shumë ndryshe nga gjithë lidhjet e saj dhe është shumë pozitive”, ka thënë një burim.

Një burim tjetër ka thënë se ata janë afeksionuar aq shumë pas njëri-tjetrit sa po mendojnë edhe të martohen.

“Kourtney dhe Travis kanë folur për martesën. Ishte një lidhje shumë e fortë dhe e papritur që nga momenti që ata u përfshinë romantikisht. Ata mendojnë të ecin përpara për një kohë të gjatë. Të gjithë në familje e adhurojnë Travis. Kourtney është shumë e lidhur me fëmijët e Travis dhe e anasjellta. Ata janë bërë një familje bashkë dhe kjo është shumë speciale”, kanë thënë persona të afërt të tyre.

Familjet e Travis dhe Kourtney-t kanë dhënë aprovimin e tyre për këtë lidhje dhe kjo është fare e qartë nga udhëtimet e shpeshta që bëjnë bashkë. Ata kanë qenë të pandarë nga njëri-tjetri muajt e fundit dhe për këtë arsye fëmijët e dyshes janë mësuar shumë shpejt me këtë ndryshim në jetë.