Kryetari i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj është ndëshkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me argumentin se nuk ka raportuar aktivitetet që ka zhvilluar në këtë prag fushate.

Ka qenë LSI-ja që ka paraqitur denoncimet duke i konsideruar shkelje. Argumentet u kundërshtuan nga përfaqësuesi i socialistëve, Eridian Salianji.

Për Komisionin e Zgjedhjeve Kryebashkiaku është përgjegjës për shkeljet. Një tjetër shkelje është promovimi i investimeve si sukses i PS-së.

Sipas kodit të ri zgjedhor Institucionet Vendore dhe Qendrore duhet të raportojnë paraprakisht për çdo aktivitet që do të kryejnë deri në 25 prill.

Po ashtu investimet që nuk ishin parashikuar para datës 25 dhjetor nuk mund të promovohen në media për propagandë.

Fax