Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një person ka vrarë vëllain e tij.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 15:00 në fshatin Gushtericë të Komunës së Graqanicës.

Mësohet se autori i ngjarjes është efektiv policie, ndërkohë ende nuk është bërë me dije indetiteti i tij.

Aktualisht ai ndodhet i arrestuar, teksa autoritet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 “Prishtinë, 7 maj 2022 – Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës.  Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete.  Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. 

Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për mediat kosovare.