Një 23-vjeçar u arrestua nga Policia në Pogradec pasi u kap në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me një mitur.

Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi H.P,  banues në fshatin Buçimas. Grupi hetimor dhe policia ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

“u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. P., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare”, sqaron policia.