Një 65-vjeçar nga Vlora dhe një 62-vjeçar tjetër nga Saranda janë rrëzuar aksidentalisht nga pema e ullirit dhe për pasojë kanë humbur jetën. Viktimat janë shtetasit L.V dhe G.R. Nuk dihen ende rrthanat, por grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjeve.

Rasti i Vlorës:

Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë

Rasti i Sarandës:

Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.