Në këtë mandat të ri të qeverisë “Rama 3” barinjë si duket do të jenë në qendër të vëmendjes. 4 ditë pas “premtimit” për krijimin e “akademisë së barinjve”, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka deklaruar se do të dërgojnë panele diellore në stane. Këtë nismë Krifca tha se e ka ndërmarrë që në 2018 kur ishte drejtoreshë e AZHBR dhe do të vijojnë ta mbeshtësin sipas saj  t’u lehtësojnë jetën profesionistëve në këtë fushë.

Që në periudhën si drejtoreshë e Azhbr jam konsuluar me bujqësori dhe ne donatorë, Gizi ka qenë një partner ne kemi filluar që në 2018 të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme dhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e këtyre profesionistëve në fushë e vetë dhe është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë pikërisht për të ruajtur traditën në fusha të tilla.Kjo nuk është vetëm e shprehur në blegtori dhe në zanatin e barinjve por edhe në zanate të tjera të fermerëve të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë, do kemi mundësi në vijim të shpalosim programin më tutje”, tha Krifca.

Këtë deklaratë ministrja e bëri teksa sqaroi atë të 4 ditëve më parë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese,  ku tha se do të hapet një akademi barinjsh. Kjo deklaratë e ministres ka  ngjallur jo pak zhurmë mediatike. Për ta qartësuar Krifca ka sqaruar sot se kjo akademi është marrë shembull nga vendet e botës që e aplikojnë si Zvicra apo Spanja dhe se kjo bëhet për të ruajtur traditën në këtë zanat duke afruar sa më shumë të rinjtë. be.k/abcnews.al