Në mbledhjen e nesërme të shumicës parlamentare nga gushti i vitit 2020 do të marrë pjesë edhe një nga përfaqësuesit e GP URA-s, ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie dhe kryeministri në largim, Dritan Abazoviq, duke shtuar se do të ishte logjike që ata që rrëzuan qeverinë të formojnë një të re.

“Do të ishte logjike që ata që e rrëzuan qeverinë ta rikrijonin”, tha Abazoviq dhe shtoi se nuk e pranon tezën se qeveria është rrëzuar pa plan. Ai thotë gjithashtu se URA, pavarësisht gjithçkaje, qëndron për dialog, raporton rtcg.

“Por dua të theksoj se sa i përket GP URA-s, sa e rëndësishme është që të ulemi së bashku dhe të shohim nëse qeveria do të vazhdojë dhe në çfarë mandati, apo nëse do të ketë një qeveri të re, është po aq e rëndësishme të pajtohemi për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, si dhe rreth Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit Gjyqësor. Le të krijojmë kushtet për ato zgjedhje”, tha Abazoviq para gazetarëve në Beograd.

Ai tha se qëndrimi i GP URA është i qartë, “Për ne është e logjikshme dhe e natyrshme që ata që rrëzuan qeverinë të formojnë një të re. DPS me ato parti me të cilat zgjodhi të rrëzojë qeverinë duhet të formojë një qeveri të re. Nuk ka asgjë të keqe në këtë”.

I pyetur nëse ka mundësi që demokratët, DF dhe URA të arrijnë një marrëveshje, ai tha se ka dhe se nuk përjashton asgjë.

Ndryshe, Abazoviq u shkarkuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse të Serbisë.