Krist Aliaj ka dhënë një intervistë të shkurtër për emisionin “Shqipëria Live”, ku është shprehur se muajin e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP” e ka pritur që të jetë finalisti i dytë ose edhe fitues.

I pyetur se kë ka takuar të parin pasi doli nga BB VIP, Kristi tha emrin e Olta Gixharit. Ndërsa nga familjarët, ai tregoi se ka takuar mamanë e tij.

Ish-banori u pyet gjithashtu edhe në lidhje me Keisi Medinin, me të cilin krijoi një lidhje në shtëpi, aty edhe ku u ndanë.

“Me Keisin nuk do ketë asgjë, po e mbyll njëherë e mirë”, tha shkurt Kristi.

Ndërkohë kujtojmë se Keisi pas daljes nga shtëpia e BB VIP është shprehur se do shohë se si do shkojë raporti me Kristin.

“Nëse ai më shkruan i pari do flasim”, ka thënë Keisi.
Por mesa duket Kristi e ka mbyllur përgjithmonë këtë histori me Keisin.