Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për takimin e kreut të PD-së për takimin me të rinjtë e Elbasanit ditën e sotme, duke e akuzuar se po ndikon në infektimin masiv të qytetarëve.

“Mirë ma thotë dikush që ma çon këtë foto në ëhatsap: “Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike po bëjnë infektimin masiv”, shkruan Rama.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë Demokratike. PD thotë se eshte e turpshme qe Rama ka mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë.

“Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë. Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve. Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët”, deklaron PD.

(E.H/Faxweb.al)