Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë sot në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikollën, raporton Express

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga zyra për informim e Kryeministrit të Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla”, thuhet në njoftim

Ndryshe, deputetja e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Lindita Nikolla u zgjodh kryetare e Kuvendit të Shqipërisë më 10 shtator, dhe kjo është vizita e parë zyrtare e saj në Kosovë, pas marrjes së detyrës./GazetaExpress/