Njëri nga personat që vdiq pasi ra nga pjesa e poshtme e një avioni evakuimi amerikan në aeroportin e Kabulit është identifikuar si një dentist 22 vjeçar.

Fida Mohammed ishte një nga tre personat që vdiqën pasi ranë nga avioni C-17 me 16 gusht ndërsa mijëra njerëz iu drejtuan pistës së aeroportit për të shpëtuar nga talibanët.

Zbulohet se kush ishte afgani që ra nga avioni ushtarak në Kabul

Njëri nga personat që vdiq pasi ra nga pjesa e poshtme e një avioni evakuimi amerikan në aeroportin e Kabulit është identifikuar si një dentist 22 vjeçar.

Fida Mohammed ishte një nga tre personat që vdiqën pasi ranë nga avioni C-17 me 16 gusht ndërsa mijëra njerëz iu drejtuan pistës së aeroportit për të shpëtuar nga talibanët.

Babai i të ndjerit, Painda konfirmoi vdekjen e djalit të tij, duke thënë se ai mund të jetë përpjekur të largohet nga vendi në kërkim të një pune për të shlyer një hua që mori për të paguar për dasmën e tij vitin e kaluar.

Painda tha për AP se ai kalon orë të tëra duke imagjinuar minutat e fundit të djalit të tij.

Trupi i Fidës u gjet më vonë në çatinë e një shtëpie në Kabul, së bashku me trupin e një burri të dytë të identifikuar në vend si Safiullah Hotak, mjek. Mendohet se ata të dy ishin ngjitur me njëri-tjetrin ndërsa ranë.

Një trup tjetër i cili ende nuk është identifikuar mendohet të ketë rënë diku tjetër në qytet, ndërsa më shumë mbetje njerëzore u gjetën në pusin e rrotave të aeroplanit të transportit pasi ai u ul në Katar, shkruan Daily Mail.