Kryeministri Edi Rama njofton këtë mëngjes se ndodhet në Berlin. Ai thotë se është ftuar nga fondacioni Körber-Stiftung. I Pranishëm në Berlin bashkë me kryeministrin është dhe socialisti Taulant Balla.

“Berlin – I ftuar nga fondacioni Körber-Stiftung për një bashkëbisedim me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag”, shkruan Edi Rama dhe ndan disa foto nga takimet atje. Duke qenë se ka shkuar në Gjermani, Rama nuk do marri pjesë në punimet e sotme të Kuvendit.