Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka arritur në Mitrovicë të Veriut.

Bërnabiq do të qëndrojë në Qendrën e IT-së dhe Akademisë Shpirtërore atje, ku pritet të deklarojë edhe për media, njofton Klankosova.

Në orën 12:00, ajo do të shkojë në Manastirin e Banjskës në Zveçan, ku po ashtu pritet ta ketë një adresim para qytetarëve.

Vizita e shefes së Qeverisë serbe vazhdon te tri familje serbe në Leposaviq.