Në një mbledhje që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, kryesia e PD-së ka përjashtuar nga partia Sali Berishën dhe 27 deputetë që e mbështesin ish-liderin demokrat.

Kryesia ka vendosur përjashtimin e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të PD-së: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Ndërkohë, në mbledhjen  që mësohet se ka përfunduar rreth orës 03:00 të së martës, është përjashtuar Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso, Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu.