Sot (28 maj) Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur 20 emrat e rinj të Kryesisë së PD.

Në listën me 16 burra dhe 4 gra, në krye është Belind Këlliçi, i cili ka marrë 192 vota, i ndjekur nga Flamur Noka me 166 vota dhe Oerd Bylykbashi me 148 vota.

Ndërsa nga gratë më e mbështetura është Fatbardha Kadiu me 141 vota.

Më pak e votuara nga te gjitha te zgjedhurit eshte Eleina Qirici me 75 vota.

Ndërkohë Komisioni i Rithemelimit, i cili organizoi këtë proces tha se  votat për ish Presidentin Bujar Nishani nuk u numëruan pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta.